21,12,2024

Aderime të reja në LDK, dega në Ferizaj

Must Read

Këtë të premte   në LDK, dega në Ferizaj ka aderuar kryetari i fshatit Bibaj, Faton Haxhisalihu.

Haxhisalihu   deri më tani ishte në radhët e PDK-së dhe  ishte një ndër aktivistët e dalluar, e ku   nga këtu edhe në zgjedhjet e fundit në fshatin Bibaj ishte zgjedhur edhe kryetar i fshatit.

Aderimin e  Haxhisalihajt në LDK e ka përshëndetur  Faik Grainca, nënkryetar i LDK-së dega në Ferizaj.

Këtë aderim Grainca e ka vlerësuar lartë për faktin se ky aderim nuk është vetëm i një anëtari  por aderim i një kryetari të fshatit dhe një veprimtari të dalluar  në realizimin e kërkesave të fshatit të tij.

“Ky aderim është edhe një dëshmi se kjo parti po e shtrinë aktivitetin e vet  në të gjitha fshatrat e komunës sonë dhe dalëngadalë mund të konstatojmë se jemi partia më e fuqishme  në komunën e Ferizajt dhe më gjerë. Për ne ky është një aderim i veçant pasi ky nuk është një adërim i thjështë vetëm i një anëtari por bëhet fjalë për personin i cili   momentalisht është edhe kryetar i fshatit  Bibaj. Faton Haxhisalihaj  në kët pozitë është zgjedhur me votën e lirë të  qytetarëve të fshatit  Bibaj   e me të cilin ne si institucione kemi pasur një bashkëpunim të mirë në kuadër të aranzhimit të projekteve të rëndësishme për  qytetarët e komunës së Ferizajt”  tha Faik Grainca

13639977_1079976322049280_755142558_o

Faik Grainga ka falënderuar edhe aktivistët  e nëndegës së LDK-së në  fshatin Bibaj për konsolidimin  dhe aktivitetet në këtë fshat.

Grainca me këtë rast  ka  ftuar edhe qytetarët tjerë të  cilët, siç tha ai, në periudha të ndryshme për çfarëdo arsye kanë lëshuar këtë subjekt politik që të kthehen  dhe ti bashkëngjiten  këtij subjekti që dinë të  vlerësoi vlerat dhe kontributin e çdo qytetari.

Ndërsa  Faton Haxhisalihu tha se këtë aderim  në këtë subjekt politik po e bënë  dukë parë  gatishmërinë  dhe mundësinë për bashkëpunim  në të mirë të qytetarëve të fshatit Bibaj. Ai në LDK ka aderuar nga PDK ku  ishte anëtar për shumë vite.

“Në zgjedhjet e fundit, me votën e lirë jam zgjedhur kryetar i fshatit Bibaj dhe nuk e kam ndalë  kontributin  tim në favor të bashkëfshatarëve të mi. Adresa ime është në LDK sepse  në bashkëpunim me kryetarin Muharrem Svarqa kemi gjetur një gjuhë të përbashkët  dhe do të punojmë në të mirë të qytetarëve të fshatit Bibaj” ka thënë Haxhisalihaj me këtë rast.

Mirëseardhje në LDK, Haxhisalihajt i ka uruar edhe kryetari i nëndegës së LDK-së  Bajram Bucali.

“Faton Haxhisalihajn e njohim si një veprimtarë dhe bashkëpunëtor të mirë i cili ka dhënë një kontribut të madh për fshatin Bibaj” tha Bucaliu.

Grainca ka bërë të ditur se  ky nuk është vetëm aderim i Haxhisalihut,por emrat tjerë do të bëhen të ditur ditëve në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img