07,05,2024

Adem Salihaj: Isa Mustafa e shtyu AKR-në me këmbëngulje drejt PAN-it!

Must Read

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj ka bërë përgjegjës liderin e partisë së tij, Isa Mustafa për largimin e AKR-së nga koalicioni dhe nënshkrimin e marrëveshjes me PAN.

Salihaj, ka thënë se kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, kishte pasur një kërkesë korrekte dhe në interes të shtetit ndaj LDK-së, për bashkëpunim me VV-në por një gjë e tillë u kundërshtua nga Mustafa.

“Pacolli nënshkroi marrëveshje me përfaqesuesit e PAN-it , duke ia siguruar votat këtij koalicioni për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë. E gjithë kjo ndodhi pas kërkesave të shumta e të vazhdueshme të kryetarit të AKR-së,Bexhet Pacollit, drejtuar LDK-së dhe VV që të arrijnë një marrëveshje në mes tyre për krijimin e instituconeve të Kosovës. AKR u deklarua se këtë marrëveshje do ta përkrahte pa kushte dhe pa kërkuar pjesë të pushtetit. Duhet pranuar se qëndrimi i AKR-së në këtë rast ishte korrekt dhe në interes të shtetit të Kosoves. Por,siç e dimë të gjithë,kjo marrëveshje nuk u arrit ,sepse këtë e kundërshtoi kreu i LDK-së Isa Mustafa. Në këtë menyrë Isa Mustafa e shtyu AKR-në me këmbëngulje drejt PAN-it.”, ka thënë Salihaj.

Ky ish-deputet i legjislaturës së fundit po ashtu ka deklaruar se me këto veprime lideri i partisë së tij, Mustafa “po e lë Kosovën në duart e PDK-së, SHIK-ut dhe Listës serbe.”

E gjithë kjo tregon se LDK,por edhe Kosova ka mbetur peng e një njeriu,i cili nuk sheh asgjë tjetër,përveç interesave, kapriceve dhe inateve të tij. Këto veprime të tij,jo vetëm që do ta fundosin sërish LDK-në, por t’i dëmtojnë rëndë edhe interesat e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai përmes një postimi  në facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img