18,11,2024

Abdullahu: Është në të mirë të qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos prolongohet

Must Read

Faton-Abdullahu-1-650x358

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë për GazetënBlic se është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtet ndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos prolongohet.

“Qeveria vazhdon të jetë bashkëpunuese, jo përjashtuese dhe korrekte si në qasje ashtu edhe në ofertën publike për të biseduar. Një parimësi e tillë ka qenë e pranishme pandalshëm. Nga ky vështrim duhet parë edhe përpjekjen e Kryeministrit Mustafa që të takohet me të gjithë faktorët relevantë, ku gjithsesi përfshihet opozita. Është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtet ndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos prolongohet”, ka thënë Abudllahu.

Ai gjithashtu ka thënë se palët e koalicionit e kanë vullnetin e paevitueshëm për ta ri proceduar demarkacion, përcjell GazetaBlic.

“Palët e koalicionit e kanë vullnetin e paevitueshëm për ta ri proceduar demarkacionin. Pa e specifikuar me datë ne jemi duke bërë përgatitje që këtë çështje ta ri procedojmë dhe pengesat e ndryshme ti tejkalojmë me biseda konstruktive” tha Abdullahu, transmeton Gazeta Blic.

Kjo deklaratë e Abdullahit erdhi pasi që deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati ka thënë se koalicioni i nuk i ka votat për demarkacion/ GazetaBlic/

The post Abdullahu: Është në të mirë të qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos prolongohet appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img