19,04,2024

Abazi i VV’së ‘fantazon’ pak: ‘Pritjet tona ishin dhe janë t’i udhëheqim të gjitha komunat’

Must Read

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitoj pa balotazh asnjë komunë.

Abazi ka habitur me pritjet për zgjedhjet komunale, ai ka thënë se pritshmëritë kanë që dhe janë të udhëheqim me secilën komune.

“Pritjet ishin dhe janë të marrim pushtetin dhe të udhëheqim me qeverisje në secilin vend dhe në secilën komunë”

Por sipas tij ka disa faktorë pse nuk kanë arritur më shumë në zgjedhje.

“Do të bëjmë analizën në ditët në vijim, por megjithatë LVV ka qenë e fiksuar në rrafshin nacional. Votuesi është mishëruar me LVV-në për çështjet nacionale. Gjithashtu jemi fokusuar shumë në aspektin shëndetësorë që na ka sjellë pandemia”, tha Abazi për rtv Dukagjini.

Duke folur për Mitrovicën, Abazi thotë se Agim Bahtiri ka bërë punë të mira për këtë komunë.

“Bahtiri çliroi Mitrovicën nga kapja që ja kishin bërë kryetarët e partive tjera. Gjatë kohës që ka qeveris Bahtiri bashkë me VV’në ka pasur progres në raport me çështjet e sigurisë. Mitrovica nuk shquhet për korrupsion gjatë kohës kur komunën e ka drejtuar Bahtiri”.

Duhet theksuar se VV nuk ka arritur të fitoj në asnjë komunë pa balotazh. Ndërsa ka shkuar në balotazh në 12 komuna./gazetametro.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img