Peja që është njëri nga rajonet më të mëdha të Kosovës, gjatë qeverisjeve të fundit, është shndërruar në zorrë qorre të zhvillimit ekonomik të Vendit. Qasja e qeverive qëndrore me këtë pjesë ka qenë selektive ,thuhet në komunikatën e AAK-së.
Në komunikatë thuhet se ndërsa rajone të caktuara, pa asnjë nevojë janë mbushur me asfalt, rruga për 5 qytetet e Dukagjinit, është në gjendje të mjerueshme. Kjo qasje duhet dhe do të ndryshojë.
Ky ka qenë mesazhi kryesor i Kryetarit Ramush Haradinaj, i cili bashkë me zyrtarët e nivelit qendror të AAK-së, po qëndron në Pejë.
“AAK në Komunën tuaj”, sot gjatë ditës do të qëndrojë edhe në Rugovë, ku me banorët e kësaj ane, do të diskutohet për demarkacionin, si dështimin më të madh të kësaj qeverie.