Lajme

AAK me projekt të ri: “AAK në komunën tuaj”

By FerizajPress

April 12, 2016

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur një formë të re të bashkëpunimit me qytetarët. Kjo parti përmes një njoftimi të lëshuar për medie, ka bërë të ditur se me këtë projekt synon që të jetë sa më afër qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

Ky është një projekt ku drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një dite do të qëndrojnë në një komunë të caktuar. Qëllimi i këtij projekti, është që strukturat drejtuese të AAK-së, të kenë takime intensive me qytetarë të komunave të caktuara, pavarësisht orientimeve të tyre politike e kulturore, në mënyrë që të krijohen mundësi të shpalosjes së Vizionit politik e qeverisës të AAK-së për komunat respektive. I para komunë, ku ka filluar zbatimi i këtij projekti, ka qenë komuna e Podujevës, ky Kryetari Haradinaj, me bashkëpunëtorë nga kryesia qëndrore dhe me drejtues lokalë të AAK-së, në Podujevë, në krye me Fatmir Humollin, kanë zhvilluar një sër takimesh me qytetarë, me grupe të interesit, me studentë, me përfaqësues fetarë si dhe me afaristë të kësaj komune.