20,10,2025

A po i bashkohet Fraksion+, PDK-së?

Must Read

13000101_517396128445844_6888379187894702885_n-1-780x439

Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë anëtarë të Fraksion+, Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj e Fatos Aliu sot kanë zhvilluar një takim me deputeten e PDK-së, Safete Hadërgjonaj.

Në një prononcim për Telegrafin, Arben Gecaj nuk ka treguar se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi.
I pyetur se a është ky takim sinjal i bashkimit të Fraksion+ me PDK-në, Gecaj ka thënë se nuk mund të flasë për këtë.

“Atë nuk mund ta them, por kemi biseduar për gjendjen aktuale në vend. Është pak më indikative se më shumë njerëz që ne njihemi e janë pjesë e PDK-së”, ka thënë Gecaj.

Ndërkaq në një postim të tij në Facebook ku shihet në fotografi ai së bashku me dy kolegët e tij dhe deputeten Hadergjonaj, Gecaj ka shkruar: “Dy fjalë për Vitin e Ri!”.

Më herët është folur për një bashkim të mundshëm të Fraksion+ me PDK-në. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img