16,01,2025

A po dorëzohet ambasadori amerikan përballë Haradinajt, kjo është deklarata që sapo e dha

Must Read

Ambasadori amerikan: Nuk kemi dhënë ultimatum për heqjen e taksës

Philip Kosnett, vazhdon të kërkojë pezullimin e taksës, por SHBA nuk i ka dhënë ultimatum kryeministrit Ramush Haradinaj. Kosnett ka filluar mandatin e tij në krye të misionit diplomatik amerikan në Kosovë, me një problem për të cilin nuk po i bindet kryeministri Haradinaj.

Ambasadori amerikan ka bërë disa herë thirrje për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Ka pasur edhe disa takime me liderët shtetërorë.

Megjithatë, Kosnett thotë se SHBa nuk i ka dhënë ndonjë lloj ultimatumi apo sanksioni ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e Qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit”, ka thënë Kosnett në Interaktiv të KTV’së.

Mediat kanë raportuar se Kryeministrit Haradinaj i është dhënë një ultimatum prej 48 orësh nga SHBA, megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar për Gazetën Express, këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi.

Kosnett mëngjesin e sotëm ka takuar krerët shtetërorë në zyrën e kryeministrit Haradinaj.

Shefi i Qeverisë edhe më tutje refuzon të hiqet taksa, pa e njohur Bosnja e Serbia shtetësinë e Kosovës.

Ndërkaq presidenti Thaci për disa kohë kërkon heqjen e taksës, pasi sipas tij po dëmtohen raportet me SHBA’në.

Kryeparlamentari Kadri Veseli edhe pse në fillim kishte përkrahur partnerit e tij qeverisës, Haradinajn, rreth vendimit të taksës, tash ai po kërkon pezullimin e saj për 120 ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img