Kur dikush pëlqen, komenton apo reagon në fotografitë tona, në nëjfarë mënyre konfirmohet se këta persona i kanë parë postimet tona.
Por, kureshtja bën që të hamendësojmë nëse dikush po na përcjellë fshehtas dhe vazhdimisht.
Ndonëse nuk mund ta gjeni saktësisht se kush po ju përcjellë fshehtas, ju mund ta gjeni pak a shumë se kush ua ka vizituar profilin tuaj në Facebook, Instagram, Snapchat e Twitter.
Ndonëse ekzistojnë disa aplikacione që tregojnë nëse dikush po e viziton profilin tuaj në Facebook, është vështirë që ta gjeni saktësisht pasi që Facebook nuk lejon që ta gjeni se kush e ka kontrolluar profilin tuaj.
Është opsioni Analytics Dashboard që mund t’ua ofrojë një ide, por ju përfundimisht nuk do të mund ta identifikoni përcjellësin tuaj në këtë mënyrë.
Edhe Instagram sikur Facebook e bën të pamundur që ju ta gjeni se kush ka vizituar profilin tuaj. Por sikurse Snapchat, në Instagram Story ju mund ta gjeni se kush ua ka vizituar postimet tuaja të përkohshme lehtësisht përmes emrave të përdoruesëve që figurojnë aty.