Rreth një vit më parë, Osama Abdul Mohsen dhe familja e tij ishin lajm kryesor në mediet botërore.
Historia e tyre përshkroi botën virale, pas goditjes që morën nga një gazetare hungareze derisa po kalonin pikën kufitare.
Pas asaj video, familja e Mohsenit ishin ftuar për të jetuar në Spanjë, dhe Mohsenit që ishte trajner i ishte besuar një punë nga ana e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Historia e tyre u bë edhe më e madhe kur u ftuan nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për të ndjekur stërvitjet e Realit, për të parë dhomën e trofeve e për të ndjekur një ndeshje nga zona VIP, shkruan lajmi.net.
Por një vit nga kjo histori, gjërat për Osama Abdul Mohsen nuk janë duke shkuar mirë.
Sipas gazetës ‘El Confidencial’, Mohsen është duke kërkuar përsëri punë, pasi Federata e Futbollit të Spanjës e ka larguar nga puna, shkaku i dështimit për të mësuar gjuhën spanjolle.
.