23,12,2024

A është kjo shtëpia e sundimtarëve ilir? Arkeologët zbulojnë dy pallate që i përkisnin mbretërisë së lashtë Indo-Evropiane (Foto)

Must Read

Shumë pak është i njohur për sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë më shumë dëshmi të pallateve të para të mbretërve ilirë, shkruan Daily Mail transmeton lajmi.net.

Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi të cilat i përshkruajnë si një “zbulim i madh dhe thelbësor”.

Hulumtimi vjen nga antikiteti i Evropës Juglindore, nga qendra e hulumtimeve të Universitetit të Varshavës, i cili ka qenë duke studiuar zonën që nga viti 2000.

Një grup i studiuesve ka gjetur mbetjet e dy ndërtesave monumentale të cilat parashikojnë se janë ndërtuar para 260 p.e.s.

Profesori Piotr Dyczek, i cili udhëhoqi këtë studim, tha Shkenca në Poloni:”Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallati të sundimtarëve të Rhizon-it.

“Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. “Deri më tani ne nuk e kemi ditur as që ekzistojnë struktura të tilla”.

Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve. Edhe pse një bollëk i argjendit dhe bronzit janë gjetur më parë, ky hulumtim është i pari që zbulon një pallat, ku ai mund të ketë jetuar.

Pas vdekjes së mbretit Ballaios, besohet se Mbretëresha Teuta mori përsipër udhëheqjen e perandorisë ilire.

Vendndodhja e këtyre pallateve dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë unike, në krahasim me gjëra tjera të arkitekturës ilire.

Profesor Dyczek tha: “Është një rast i rrallë në arkeologji. Zakonisht ne nuk jemi në gjendje të identifikojmë vendndodhjen specifike të ngjarjeve të rëndësishme”.

Gjetjet në pallatin e parë të zbuluar, përfshinin një dhomë të madhe me një oxhak, monedha të lashta dhe anijet helene.

Sipas profesorit, pallati është djegur gjatë sulmit të dhunshëm e më pas në vend të saj është ndëtuar një pallat tjetër i dytë.

Pallati i dytë i ndërtuar kishte kate gëlqerore, blloqe dekorative dhe në hyrje kishte dyer druri.

Fatkeqësisht, pallati i dytë është shkatërruar dhe plaçkitur në kohët e lashta ku mbetën vetëm mbetjet e mureve. /lajmi.net

The location of the buildings, and the techniques used to build them are unique, compared to other examples of Illyrian architecture

The archaeologists found the two palaces in Montenegro. The location of the buildings, and the techniques used to build them are unique, compared to other examples of Illyrian architecture

The findings at the first palace included a large room with a fireplace, ancient coins, and Hellenistic table vessels

Unfortunately, the second palace building was also destroyed and looted in ancient times, and only small remnants of the walls remain

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img