01,12,2025

A e forcon birra memorien?

Must Read

A mendoni se alkooli jua prishë memorien? Epo, kjo nuk mund të jetë gjithmonë e vërtetë, sipas hulumtuesve të Skocisë.

Pasi pjesëmarrësit e një studimi të kryer nga hulumtuesit e lartcekur kishin shikuar video të krimeve të stimuluara, disave u ishte dhënë birrë, disa tjerëve u kishin thënë se po u japin alkool, por faktikisht kishin pranuar birrë joalkoolike dhe grupi i tretë nuk kishte konsumuar asgjë gjatë kohës që i shikonin ato video, transmeton Telegrafi.

Në fund, atyre u ishte kërkuar të japin informacione rreth videos që e kishin parë më herët dhe grupi që kishte pirë birrë dhe ata që mendonin se kishin pirë birrë, kishin qenë më të aftë t’i identifikojnë informacionet false sesa grupi që nuk kishte konsumuar asgjë.

Hulumtuesit besojnë se alkooli mund të ndikojë keq në krijimin e memorieve të reja, por i ruan ato që veçse ekzistojnë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img