24,10,2025

A e dini pse ngjyra e gjelbër përdoret nëpër spitale?

Must Read

Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afërt me ngjyrën e kuqe. Ajo përshtatet me elementet mjekësore dhe nuk ka nevojë të bërtasë për të terhequr vemendjen. Ngjyra e gjelbër e cila mundëson një ambient me shumë kontrast, zvogëlon lodhjen e syve, dhe bën që njollat e ndritshme të kuqe të gjakut të duken më pak të spikatura.

Çka është më interesante edhe nëse e shikojmë spektrin e ngjyrave do e gjejmë ngjyrën e gjelbër si neutrale.

Me herët është përdorur ngjyra e bardhë në rrobat dhe çarçafët mjekësorë me ç’rast kombinimi i dritave të fuqishme dhe të ndritshme operative dhe një ambient plotësisht i bardhë kishte shpënë në probleme me shikim apo më saktë lodhje të syve për kirurgun dhe stafin tjetër.

Që nga viti 1950 dhe 1960 shumica e spitaleve kanë braktisur përdorimin e ngjyrës së bardhë në rrobat e operacionit dhe çarçafët e sallave operative dhe kanë zgjedhur lloje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .

Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img