24,04,2024

A do të shënohet në histori roli i sotshëm i Kadri Veselit dhe veprimi i Ramush Haradinajt?

Must Read

A do të shënohet në histori roli i sotshëm i Kadri Veselit dhe veprimi i Ramush Haradinajt?

Për mua, po.
Ata, 17 vjet pas çlirimit, po besoj, i dhanë grushtin përfundimtar forcës më të madhe në vend, e cila, e kamufluar me idealet shekullore të popullit tonë për bashkim kombëtar, me dëshirën për një shtet të pakorruptuar e me ëndërrën për një jetë më të mirë, ishte arma më e sigurtë, instrumenti më i fortë, të cilën Sërbia dhe Rusia e përdorën pothuajse dhjetë vjet.

Sonte VetëVendosja, përmes një debati në Rubikon, ngriti flamurin e dorëzimit.

Përmes Dardan Mulliçajt dhe Ilir Dedës, VetëVendosja u mundua ta kamuflojë kapitulimin e saj.

U mundua që, dështimin e përpjekjeve për të mbajtur VAN-in në këmbë, ta paraqes si lakmi të Ramush Haradinajt për pushtet.

Ata u munduan që, dështimin e tyre për shkatërrimin e shtetit, ta paraqesin si përpjekje të re për shpëtimin e shtetit.

Dalja e Ramush Haradinajt nga kurthi i Albin Kurtit dhe reflektimi i duhur i Kadri Veselit karshi situatës së rëndë të krijuar në vend, do ta kthejnë Kosovën në rrugën e saj normale.

Veprimi i tyre, padyshim, do të mbetet historik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img