13,06,2025

A do të jetë ky klubi i ri i Joao Marios?

Must Read

Joao Mario mund ta vazhdojë aventurën sërish në Premier League, por jo më te skuadra e West Ham, ku luajti për një gjysmë sezoni i huazuar, pasi klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini nuk ushtroi të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të portugezit, që zotërohet nga Interi.
Mesfushori, i cili nuk dëshiron të qëndrojë te zikaltrit, pritet të rikthehet në Angli, pasi ekipet e Everton e Bournemouth kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Problem mbetet vetëm vlera e kartonit, pasi drejtuesit e Interit nuk kanë ndërmend të heqin dorë për një shifër më të ulët se 30 milionë euro, për të shmangur defiçitin, pasi paguan 42 për ta sjellë në Milano.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img