Nёse jeni fans i hoteleve tё ҫmendur atёherё ky hotel duhet tё jetё i pari nё listёn tuaj!
Për qëndrimin tuaj të ardhshëm në një hotel, si ju duket ideja sikur të flini në një mbështjellëse e cila lundron e pavarur në det. Një mbështjellëse me një ҫati prej xhami ku ju mund ti ngulni sytë ëndërrimisht qiellit të shëndritshëm dhe me një pamje mahnitëse butësisht të ju zërë gjumi. Një mbështjellëse e cila gjatë kohës kur ju flini ajo ju zgjon në një ishull mahnitës.
Ky plan tepër ambicioz është vendosur të bëhet realitet në fund të këtij viti.
Çdo mbështjellëse thuhet se do të ketë dy nivele, një të ulët për tu relaksuar dhe për të ngrënë dhe niveli i lartë me një krevat për të fjetur gjumë.
Hoteli synon të surprizojë me ofertat e cuditshme të jetës. Dhoma juaj ujore e hotelit do të largohet në mbrëmje nga bregu i parkut Hius Ten Bosch. Nga atje ju do të lundroni në një distancë prej 4 milje (6 km) nëpër gji më pas pranë një ishulli të vogël, ku ju do të jeni në gjendje të kaloni një ditë të vecantë, më pas një natë e dytë në mbështjellësen ujore do të ju kthejë ju sërish në parkun Huis Ten Bosch.
Një natë e tillë në mbështjellësen ujore do të ju kushtoj për rreth 315$.