22,12,2025

Veseli, telegrame ngushëllimi homologut Lammert dhe familjeve të viktimave në Munih

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi e dhimbjeje, për Familjen dhe të dashurit tuaj, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img