22,12,2024

Berisha flet me letër në Kuvend, Rama: Përgatitu për më shumë fjalime të tilla

Must Read

Në fjalimin e gjatë, Berisha bëri një rezyme të rrugës së miratimit të reformës, vlerësoi rolin Partisë Demokratike për kalimin e saj dhe akuzoi Kryeministrin Edi Rama për mungesë vullneti për konsensus dhe përpjekje për të kapur drejtësinë duke përdorur ndërkombëtarët.

Vëmendjen e Kryeministrit Rama nuk do ta tërhiqte asnjë prej këtyre akuzave, të njohura tashmë, por një tjetër detaj, raporton TCH.

Edi Rama: Sali, unë kam tre vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë, që të mos i kapte në kundërthënie gjykata. Mirë ke bërë, se tani që kaloi paketa kushtetuese, do të duhet të bësh disa fjalime me shkrim, parashikoj unë, se reforma vazhdon dhe ku i dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen. Sa i përket asaj të dytës, partinë e dytë tënden, një gjë të them Sali; atij djalit që ke lënë roje aty, o jepi lirinë, o thuaji që mos ankohet se nuk e lë ti se na bën qesharakë të gjithëve dhe opozitën e duam të gjithë. Urime për fitoren!

Sali Berisha: I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent hetimin, se pasi humbi të gjitha ligjet tani ka nisur të thërrasë prokurorët në zyrë dhe t’u thotë atyre se po të emëroj kryetar të SPAK-ut, megjithatë, mos harro se Ponta, me ligj e emëroi dhe me ligj përfundoi atje ku do të përfundosh edhe ti shumë shpejt. Prandaj hiq dorë nga kjo!

Edi Rama: Fakti që në këtë ditë pushimi ti bërë fjalim me shkrim tregon sesa shumë i lumtur je që kaloi reforma. Mos u mërzit, e kaluam paketën kushtetuese dhe siç e kam thënë, ashtu do të bëhet. Do ta shikosh vetë sesi të tërë prokurorët dhe gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd do të ikin aty ku kanë vendin dhe do të pastrohet pallati i drejtësisë nga gjithë llumi që mblodhe ti. Të tjera ja lëmë kohës. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim. Më dëgjo se do të duhen.

Sali Berisha: Pas prokurorëve dhe gjykatësve, e ka radhën llumi i politikës. Përgatitu mirë se po të garantoj që do përfundosh atje ku ëshë miku yt Ponta sepse ai ka një të qindtën e krimeve dhe lidhjeve të tua kriminale, ndaj dhe je i pashpresë. /Lajmi.net.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img