24,11,2024

Gjermania ia përseritë Serbisë kushtin ndaj Kosovës

Must Read
Axel Dittmann

Kjo është ajo çfarë ka deklaruar në Beograd, Ambasadori i Gjermanisë në këtë vend, duke shtuar se BE-ja nuk do që të importojë konflikte rajonale.

“Për këtë arsye, korniza e negocimit me BE-në e ka bërë të qartë se janë dy procese që duhet të shkojnë paralel me njëra tjetrën e ato janë: procesi i integrimit në Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Ambasadori Axel Dittmann, transmeton lajmi.net.

fenomen-1

“Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës , ka thënë në fund Dittmann.

Por kreu i diplomacisë gjermane në Serbi nuk është ndalu vetëm në këtë deklarim. Ajo ka shtuar tutje se ky normalizim duhet të jetë i dokumentuar e jo vetëm fjalë boshe.

fenomen-2

 

“Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obliguese juridike ligjore për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke”, ka thënë Dittmann, për portalin European Western Balkans, transmeton lajmi.net.

Diplomati gjerman ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj,  po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog.

Në këtë intervistë të gjatë, Dittman ka folur edhe për zhvillimet e tjera në Serbi, si për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe çështjet e rëndësishme të rendit e ligjit./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img