“Nuk mbretëroi më shumë se 1 vit në fron dhe 63 vite të jetës i kaloi në ekzil. Mbërriti në Shqipëri më 28 qershor 2002 dhe vdiq në Tiranë me 22 tetor të atij viti”, shkruan gazetari Qafoku, për Mbretëreshën e shqiptarëve.
Mbretëresha Geraldinë
“Një figure e jashtëzakonshme, e vlerësuar për bukurinë e saj me çmimin “Trëndafili i bardhë” i Budapestit, Geraldina Apony ishte një vajzë me baba hungarez dhe nënë amerikane, që jetën e saj ia fali mbretit Zog, por që froni i mbretëreshës i shkaktoi vetëm dhimbje”.
“Megjithatë kush e njohu, kush e studioi dhe kush dëgjoi për të, duhet të ketë rënë në dashuri me këtë figurë historike për Shqipërinë”, shkruan më tej Qafoku.
“ Nuk doni ta besoni?”, pyet ai, duke dhënë vetë përgjigje.
Foto nga ceremonia e martesës së Mbretëreshës Geralindinë me Mbretin Ahmet Zogu
“Ka një fakt domethënës: Regjimi komunist e cilësonte Ahmet Zogun tradhtar, satrap, kriminel e gjithëfarësoi, por ama për Geraldinën e tij nuk tha asnjë fjalë”.
Mbertëresha Geraldinë me djalin e saj, Princin Leka Zogu
“Ai regjim që i binte në qafë edhe Michael Jackson-it, këtë grua nuk e zuri kurrë në gojë, nuk e përgojoi dhe nuk e etiketoi. Ishte realisht diçka e rrallë”, shkruan gazetari në rrjetin social Facebook./lajmi.net
Mbretëresha Geraldinë me nipin e saj, Princin Leka Zogu II
.