13,01,2026

Erdogan ende i frikësuar, thotë se mund të ketë sërish puç

Must Read

Erdogani tha se edhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme,  mund të ketë përpjekje të re për grusht shtet, por kjo nuk do të jetë e lehtë sepse, siç tha ai, ” ne jemi më shumë vigjilent”, transmeton lajmi.net.

“Është mjaft e qartë se ka pasur boshllëqe të mëdha dhe të metat në aktivitetet tona të inteligjencës, nuk kam asnjë qëllim për të fshehur apo për ta mohuar atë” tha ai.

Erdogan ka shtuar se nëse do të jetë e nevojshme pas tre muajsh do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme.

Ai e konsideroi lëvizjen e imam, Fethullah Gylen,  si një “organizatë terroriste separatiste”, dhe tha se ishte ai që organizojë grusht shtetin.

“Ne do t’i luftojmë këta njerëz. Ata kanë infiltruar organizimin shtetëror të vendit dhe u rebeluan kundër shtetit”, tha Erdogan, duke e quajtur veprimin e së premtes së kaluar dicka “çnjerëzore dhe imorale”. /lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img