11,05,2024

Pas marrëveshjes, pritet nisja e seancës së Kuvendit

Must Read
Kuvendi i Shqipërisë

 

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar rifillimin e punimeve të seancës plenare rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme, mirëpo ende nuk kanë filluar punimet.

Kjo bëhet për shkak se, pas arritjes së marrëveshjes apo pranimit të draftit të ri nga ana e Partisë Demokratike, që ishte pranuar më herët nga PS-LSI, tashmë ai draft duhet të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet për miratim në Kuvend.

Tashmë e gjithë vëmendja do të fokusohet në dy drejtime: së pari në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillojë punimet komisioni i posaçëm, sikurse edhe në selinë e PD-së, ku është mbledhur grupi parlamentar i forcës më të madhe opozitare në vend, për t’u njohur nga kryetari Basha mbi konsensusin e arritur mes tij dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img