25,04,2025

Ilir Meta jep lajmin e arritjes së marrëveshjes, falënderon Ramën e Bashën

Must Read
Ilir Meta

Opozita dhe mazhoranca mesa duket kanë arritur konsensusin për të miratuar sot draftin e Reformës në Drejtësi.

Pas disa orë negociatash në Kryesinë e Kuvendit mes tre partive politike dhe ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, ka qenë vetë kreu i këtij institucioni, Ilir Meta që ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes.

“Falënderoj Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD-së Basha dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Marrëveshja shenjë pjekurie dhe bashkimi. Të formatizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, shkruan Meta. Ndërkohë që tashmë pritet të mblidhet edhe komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi për të kaluar draftin me dakortësi të plotë të anëtarëve të tij dhe më pas për ta votuar në seancë plenare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img