21,04,2025

Kryeministri takohet me Grupin Parlamentar të LDK’së, flasin për demarkacionin

Must Read

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë për debatin ndërpartiak dhe debatin koalicion qeveritar –opozitë, rreth Marrëveshjes së demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, LDK, si udhëheqëse e Qeverisë, tashmë ka filluar përgatitjet për këtë debat.

Sipas paralajmërimeve, debati rreth demarkacionit do të zhvillohet më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Pikërisht në këtë sallë, siç njofton KTV, sot ka filluar takimi i Grupit parlamentar të LDK-së.

Në takim po merr pjesë edhe kryetari i LDK-së e kryetari i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet në këtë takim, por supozohet se takimi është një presion ndaj deputetëve për ta votuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionit të paraparë të bëhet më 4 gusht.

Por, dihet se kundër kësaj marrëveshjeje tashmë janë disa deputetë të kësaj partie ndër të cilët edhe eksperti Shpejtim Bulliqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prokuroria: Motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img