22,04,2025

Knut: Probleme të reja? Nuk më besohet!

Must Read

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk i besohet që ka probleme të reja për reformën në drejtësi. Në një reagim në Twitter, i shkruan se është i mërzitur me atë çka po ndodh në Shqipëri.

“Probleme të reja? Nuk më besohet. Jam shumë i mërzitur. Tani duhet të presim për votat nesër? Atëherë do ta shohim. Më vjen keq!

Kukan dhe Flankenshtajn: Të lumtur për marrëveshjen mbi reformën

Dy eurodeputetët, Eduard Kukan e Knut Flankenshtajn kanë reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes partive politike, sa i përket reformës në drejtësi.

“Lajme të mira nga Shqipëria. Urime udhëheqësve politikë në Shqipëri për marrëveshjen mbi reformën në drejtësi”, shkruan Eduard Kukan, në një postim në rrjetin social “Twitter”. “Shumë i lumtur për konsensusin e sotëm për reformën në drejtësi. Populli shqiptar e meriton atë. Tani filloni zbatimin”, shkruan raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Flankenshtajn, në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Eurodeputetët Eduard Kukan e Knut Flankenshtajn u angazhuan edhe në negociata mes palëve gjatë muajve të fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img