26,11,2024

Mustafa: Rezolutën për caktimin e kufinjëve e inicoi AAK-ja

Must Read

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se më sponzorizim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ai më tutje ka shkruar se “ shpresoj se deputetët e AAK-së do ta kenë lexuar Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në Pjesën e parë, Dispozitat e Përgjithshme, neni 3 thotë si vijon: “Territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e përbëjnë territoret e komunave të tanishme”…. Pra rezulton qartë se ajo që neve kemi trashëguar sipas kësaj Kushtetute si territor të Kosovës ka qenë territori i 22 komunave, sa kishte atëherë Kosova.

Në qoftë se mblidhet territori me numra të rrumbullakuar, sipas Vjetarit statistikor 1980, faqe 440 rezulton se sipërfaqja ishte 10908 km katror, kurse Komuna e Pejës kishte 603 km katror, sa ka edhe sot.

Si Kryeministër i Vendit dhe si Kryetar i LDK-së do të bëjë çdo gjë që të komunikoj me qytetarët e mijë dhe të sqaroj çdo të dhënë me të cilën disponoj, jo vetëm si bartës i këtyre pozitave por edhe si profesor dhe akademik, për të mos lënë hapësirë që Kosova të humb asnjë metër katror nga ajo që me Deklaratën e Pavarësisë jemi zotuar për territorin e Republikës së Kosovës, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img