25,11,2024

Gjyqtari ‘Don Zhuan’ rrezikon 10 vjet burg (Video)

Must Read
Shyqyri Çobo

Burimet pranë organit të akuzës thanë se gjatë mesditës së mërkurë, gjyqtari Çobo është paraqitur në prokurori ku i është komunikuar akuza dhe i është njoftuar vendimi i dërgimit të dosjes për gjykim.

Gjyqtari Çobo do të gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Mësohet se gjyqtari Çobo para prokurorit të çështjes, nuk ka pranuar akuzën. Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij kanë shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30-vjeçares që po gjykonte.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9GlyrNVSX0M?feature=oembed&w=640&h=360]

Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij.

Sipas prokurorisë, kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës. Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht kallëzuese, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin.

Gjatë muajve të gjykimit, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova. Këto thirrje dhe mesazhe telefonike, sipas akuzës, kishin një qëllim, që gjyqtari Çobo të përfitonte favore seksuale kundrejt vendimit gjyqësor. /ABCNews

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img