06,05,2024

Partitë arrijnë marrëveshje, për datën e zgjedhjeve do të bisedohet më 31 gusht

Must Read

Përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, më në fund kanë arritur marrëveshje dhe i akorduan kompetencat e ministrit për punë të brendshme, çështje që paraqitej si pengesë e fundit në bisedimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, i cili ka qenë pjesëmarrës në negociata dhe pritet së shpejti të prononcohet para mediave.

Siç merret vesh është arritur edhe marrëveshje rreth raportimit të balancuar dhe listës zgjedhore.

Sipas marrëveshjes së arritur do të suspendohet Ligji i ri për punë të brendshme dhe 100 ditë para zgjedhjeve do të ketë përbërje të re qeveritare.

Siç bëhet e ditur, marrëveshja është e kushtëzuar, nëse përmbushet ajo që për të cilën është arritur marrëveshje, krerët e partive më 31 gusht duhet të ulen dhe ta vërtetojnë, dhe në këtë rast zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img