26,11,2024

A po bëjnë pakt Basha dhe Meta për rrëzimin e Ramës?

Must Read

Basha në një lidhje telefonik gjatë transmetimit të emisionit “Opinion”, u shpreh se kur po arrihej gjetja e kompromisit, u bë një propozim “poshtërues” që përjashton shqiptarët për të qenë pjesë e vetingut pa u bazuar në fakte dhe prova.

“Jemi kundër propozimit për t’i dhënë një kompetencë përjashtuese për qytetarët shqiptarë, në komisionerët e vetingut, bazuar në opinione dhe jo në fakte. Ky propozim është provokim gjithashtu për ta vendosur PD­-në aty ku ka qenë që në ditën e parë, në mbrojtje të lirive të të drejtave të njeriut. Jam i sigurt që qëndrimi ynë do të rezultojë me heqjen e kësaj dispozite”, tha ai.

Por, nga ana tjetër Basha tha se drafti në tërësi ka të gjithë votat e opozitës. “Drafti sot në tërësinë e tij paraqet norma dhe standarde perëndimore. Sot kjo reformë është gati për miratim dhe PD është gati të bashkojë votat për miratimin më parim”, tha Basha.

“Vetingu do të kryhet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarë do të kenë vetëm rol asistent.” Lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi Meta­Basha për reformën në drejtësi, kreu i PD­së tha se nuk ka asnjë aleancë të tillë.

“Nuk kam asnjë marrëveshje, Ilir Meta i ka bashkërenduar propozimet e tij me partnerin në koalicion, z. Edi Rama”, tha ai.

Ndërsa për deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama se ai ka 94 vota për miratimin e draftit në parlament, Basha u përgjgj se kreu i PS-së nuk ka a 64 të tilla.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img