10,09,2025

Mungesa e Kartonit të Gjelbër, goditje për diasporën e për ekonominë e vendit

Must Read

Mos-anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove e rrjedhimisht aplikimi i tarifës së sigurimit kufitar po vazhdon të godas diasporën, ekonominë e vendit por edhe qytetarët e Kosovës, e kjo, sidomos do të jetë e shprehur pas liberalizimit të vizave.

Kështu ka thënë Ministri i Diasporës, Valon Murati, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ku ka kërkuar nga BKS që të raportojë për rrugët që duhen ndjekur për të hequr këtë barrierë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik kërkova nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, e cila edhe mori obligim, që në mbledhjen e radhës të vij me një raport me propozime për rrugët që duhet të ndiqen për eliminimin e kësaj tarife”, ka thënë ministri i Diasporës, Valon Murati.

Ministri tha se përfaqësuesi i BSK-së e ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë aplikimi i pagesave on-line të sigurimeve kufitare si një lehtësim logjistik për bashkatdhetarët tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img