11,09,2025

Mustafa: Edhe përkundër gazit e molotovit, Kosova ka përparuar

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se që nga marrja e mandatit në krye të qeverisë, është përballë me pengesa të shkaktuara nga opozita

Sipas tij, përkundër pengesave për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk e ka lënë asnjëherë mbrapa zhvillimin ekonomik.

“Përkundër këtyre sfidave, përballjes me gaz lotsjellës e molotov, kemi pasur rritje ekonomike”, tha Mustafa, duke përmendur rend të arriturat e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se qeveria që ai drejton ka bërë disa reforma si dhe ka nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të njohur si MSA-në.

“Jemi në rrugë shumë të mirë për realizimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ e cila do zgjidh problemin me furnizim të energjisë elektrike”, tha Mustafa, duke shtuar se qeveria do të përkrah investimet në zonat ekonomike.

Ai shtoi se Kosova nga vlerësimi i Bankës Botërore, për kushtet e të bërit biznes, nga nota 2.6 ka marr notën 4.6, derisa nota maksimale është 6.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img