10,09,2025

Zbogar në Shkup, Apostolova – përfaqësuese e BE-së në Prishtinë

Must Read

Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka emëruar ambasadoren bullgare Nataliya Apostolova si përfaqësuese të posacme të BE-së në Kosovë, pas diplomati slloven Samuel Zbogar u emërua shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, kanë njoftuar të hënën në mbrëmje mediat maqedonase.

Agjecia maqedone e lajmeve MIA ka njoftuar se vendimi ende nuk është publikuar zyrtarisht, por Zbogar, që aktualisht kryen detyrën e përfaqësuesit të posacëm të BE-së në Kosovë, do të marrë detyrën e shefit të Delegacioni të Komisionit Evropian në Maqedoni, në muajin shtator nga diplomati estonez Aivo Orav.

Samuel Zogar në vitin 2011 u emërua në detyrën e Përfaqësuesit të Posacëm të BE-së në Kosovë, nga ish-shefja e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Catherine Ashton, pas disa vjetësh në krye të diplomacisë sllovene.

Ambasadorja bullgare Nataliya Apostolova ka qenë e emëruar në krye të delegacionit të BE-së në Libi./rel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img