Ai është duke folur në një takim të të rinjve të PS-së.
Fjala e plotë e Edi Ramës:
“Nuk ndodh gjithnjë që të mund të hapim tiparin e politikës në vigjilje të një revolucioni të mirëfilltë siç është Reforma në Drejtësi. Nuk mundte që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që do të pengojë këtë revolucion transformues për gjeneratën tjetër.
Ky është një rast unikal për të thënë se ja se çfarë mund të bëjë politika, që për fat të keq në Shqipëri është diskredituar.
Politika që është bërë si diçka e keqe të cilës duhet ti rrish larg sepse ndryshe bëhesh pjesë e së keqes. Politika ka lindur që njerëzit së bashku të bëjmë gjëra të pamundura që mund ti bëjnë vetëm. Si mund të bëhet revolucioni në drejtësi pa politikën.
Sot pamja për të kuptuar se politika është një forcë që mund të bëjë shumë mire ose keq është e qartë.
Nga njëra anë është dëshira e popullit për ta parë këtë revolucion nga ana tjetër është pengesa nga një grup njerëzish të cilët po i bien ndesh suksesit të këtij revolucioni.
Kjo është reforma më e rëndësishme dhe padiskutim historike, dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga një moment që unë uroj që të jetë momenti i bashkimit dhe ta votojmë të gjithë bashkë, pro mund të jetë dhe momenti dramatik i një ndarjeje të re.
Unë dua tu them se duke patur parasysh interesin që ka ngjallur takimi që përfunduam pak më parë, ne kemi qenë jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur që ti hapim rrugën këtij revolucioni dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të ndahet nga mungesa e drejtësisë.
Vendosmëria jonë nuk lidhet me faktin që kjo është një reformë e cila është një detyrim karshi njerëzve karshi vendit tonë dhe sigurisht dhe në raport me ndërkombëtarët, pasi ne kemi marrë rrugën për tu bërë pjesë e BE-së.
Sot është një përpjekje për të mos lejuar që të na marrin peng vendin tonë. Ne nuk mund ti lejojmë vetes për asnjë arsye apo interes të natyrshëm legjitim politik, që të pranojmë në heshtje pengmarrjen e vendit tonë dhe që në heshtje të shohim se si Shqipëria të humbë mundësinë për në BE por të damkoset si vendi që nuk parti kurajën të kalojë reformën dhe të refuzojë përfshirjen e partnerëve tanë në procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë.
Çdo mik çdo partner, çdo i huaj nëse dëgjon se ky vend po troket për të hapur dyert e negociatave dhe ndërkohë ka refuzuar të fusë në shtëpinë e vet partnerët, kjo është diçka përtej çdo mundësie për ta bërë PS-në bashkëfajtore qoftë edhe pse votat tona nuk diskutohen. Vullneti ynë është i hekurt dhe përgjigja jonë është e qartë.
Edhe njëherë tjetër unë kam bërë të qartë që ne pranojmë çdo propozim që ofron PD me kusht që zgjidhja në fjalë të konsiderohet zgjidhje nga partnerët tanë.
Ne këtë reformë nuk e bëjmë se na e kërkon Brukseli, apo se na kanë vënë një detyrë, ne në këtë rrugëtim jemi të imponuar nga fëmijët tanë. Ky rrugëtim dhe të gjitha përpjekjet dhe sakrificat dhe reformat që sjellin dhimbje janë borxhi që ne u kemi fëmijëve tanë. Ne nuk mund të marrim borxh të ardhmen e tyre për të zgjatur jetën e një pushteti që nuk ka në themelin e vet bindjen e plotë se jemi të gjithë në krahun e drejtësisë.
Asnjë ditë Shqipëria nuk mund të presë drejtësi nga ata që e kanë kapur drejtësinë. Çdokujt që atyre kthetrave do ti japë energji ne jemi të vendosur ti themi haptas në sy ti themi të vërtetën, sepse është e pakëndueshme që një parti e cila lindi nga barku i revolucionin demokratik sot ti bëhet mur Europës dhe shteteve të bashkuara në emër të sovranitetit.
Në sistemin e drejtësisë që kemi nuk shitet vetëm drejtësia,. Por karriera, çekiçi dhe toka e Gjykatësit. Unë jam besimplotë që më 21 korrik do ta kalojmë këtë reformë dhe jam i bindur me konsensus ose pa konsensus, Kushtetuta ka vetëm një konsensus që është vota e 2/3. Konsensusi i 100 për qind të votave mirë se të vijë, por nuk është i vetmi konsensus.
Në sistemin e drejtësisë që kemi nuk shitet vetëm drejtësia,. Por karriera, çekiçi dhe toka e Gjykatësit. Unë jam besimplotë që më 21 korrik do ta kalojmë këtë reformë dhe jam i bindur me konsensus ose pa konsensus, Kushtetuta ka vetëm një konsensus që është vota e 2/3. Konsensusi i 100 për qind të votave mirë se të vijë, por nuk është i vetmi konsensus.
Pse nuk mund ta bëjmë dot ne skanimin e gjykatësve të korruptuar, e para se nëse do kishim vend ta bënim do e kishim bërë me kohë, e dyta se para syve tanë është ushqyer me gjakun e këtij populli, është ushqyer me përfitimet nga dhunimi i të drejtave të njerëzve të cilës ne nuk i bëjmë dot ballë vetëm, ne i bëjmë ballë vetëm me bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Është e hatashme të mendosh se si një parti politike i kundërvihet operacionit ndërkombëtar, i cili do të bëjë skanimin e mirëpërcaktuar të pasurisë, vendimmarrjes e të gjithë anëtarëve të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe anëtarëve shqiptarë që do të jenë në komisionin e skanimit.
Ne jemi të bindur se vetëm kjo mbështetje mund të na çojë neve drejt qëllimit. Ne sot jemi në kushtet kur duhet ti japim jetë këtij procesi pa humbur kohë dhe me bindjen se ky proces është jetik për Shqipërinë është jetik për familjet e zakonshme.
Reforma në drejtësi do të kërkojë disa vite për të parë efektet e drejtpërdrejta. Nëse reforma në drejtësi dështon ditën e enjte, ajo nuk është një paketë ligjesh që mund të rifutet kollaj në punën e parlamentit dhe bit ë gjitha do të jetë një dështim i madh për të gjithë popullin shqiptar, dhe ato frute që do ti marrim pas disa vitesh në se e votojmë, do të votohet për shumë vite të tjera.
Më 21 korrik luhet fati i Shqipërisë. Unë po ju them në sy të gjithë deputetëve të PD-së që të luash me fatin e Shqipërisë në këtë far feje thjeshtë se ke hallin se si do shkojë puna e mandatit tënd ka vetëm një emër, këtë emër do ta them ditën e enjte.
Unë personalisht dhe njësoj si mua të gjithë bashkëpunëtorët e grupit tonë parlamentar të enjten do shkojmë në parlament për fatin e Shqipërisë. Jam i bindur që vetëm kjo është rruga e duhur. Çdo rrugë tjetër çdo kthesë tjetër, nuk është gjë tjetër vetëm ikja me bisht ndër shalë para një momenti historik që vjen vetëm një herë në jetën e njeriut.
Unë jam i vendosur të luftoj deri në fund për të bërë mirë, dhe jam i bindur se më 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë”, shprehet Rama.
.