25,12,2024

Grupi i “Badovcit” dënohet me 47 vjet burgim

Must Read

Pesë të akuzuarit në rastin e njohur në rastin e njohur si “Badovci” , Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi janë shpallur fajtor.

Ata janë gjetur fajtor se në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroristë me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet, Enis Latifi me 8 vjet burgim dhe Fehmi Musa me 4 vjet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img