24,11,2024

Publikohen pamjet kur puçistët tentuan të arrestonin Erdoganin (Video)

Must Read

Recep Tayyip Erdogan i ka rezistuar një grusht shteti të ushtrisë në Turqi.

Megjithëse u raportua se presidenti turk kërkoi azil në Britani të Madhe dhe Gjermani, u zbulua se Erdogan kishte qëndruar në qytetin turistik të Marmarisit.

Erdogan me të arritur në Stamboll pas dështimit të puçit ushtarak, kishte deklaruar se hoteli ku kishte qëndruar ishte bombarduar, transmeton Telegrafi.

Por, tek sot kanë dal në shesh disa video të siguruara prej medieve turke teksa shihet një operacion i gjerë për arrestimin e presidentit turk.

Ushtarët shihen duke bastisur hotelin ku ka qëndruar për pushime Erdogan, i cili ishte larguar gjysmë ore para përpjekjes për arrestimin prej ushtarëve.

Plani ishte që pas arrestimit të presidentit të dërgohet me helikopter në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa sipas mediave turke, tek ushtarët janë gjetur edhe disa letra me emrat e komandantëve që do të udhëhiqnin shtetin.

Ndërsa sot ka filluar një operacion i gjerë për arrestimin e gjashtë ushtarëve dhe dy komandantëve që ishin pjesë e këtij operacioni, të cilët janë arratisur drejt maleve të Konyas, ndërsa pak çaste më parë janë arrestuar.

Vlen të theksohet se presidenti 62-vjeçar morri pjesë sot në varrimin e mikut të tij, përkatësisht shqiptarit prej Kumanovës së Maqedonisë, Erol Olcakut, të cilin e ka vlerësuar lartë Erdogan duke e cilësuar si një diamant.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Hd3R7OsJ5Ho?feature=oembed&w=640&h=480]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gWaNOcahob8?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img