24,12,2024

Shtetet më të fuqishme në botë ‘kundërshtojnë’ Erdoganin

Must Read

Kryeqyteti më me ndikim në botë Ankara sonte është nën kontrollin e ushtrisë turke e cila tashmë është duke kryer grusht shtet. Ata kanë thënë se gjithë kjo po ndodh për arsye se ata dëshirojnë të veprojnë në mënyrë demokratike.

Ndërsa, shtetet më të fuqishme në botë kanë dalë ‘kundër’ presidentit turk, Erdogan, pasi ky i fundit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë për të protestuar kudër ushtrisë. Përderisa shtetet e tjera apelojnë qytetarët të mos dalin rrugëve sepse situata është kritike.

Shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë dhe i Departamentit të Shtetit amerikan thanë se për momentin nuk kanë informacion të mjaftueshëm, por janë duke vëzhguar më kujdes atë që është duke ndodhur në Turqi.

Ambasada e SHBA-së në Ankara u bëri thirrje qytetarëve të saj që të mos dalin në rrugë, transmeton lajmi.net.

Kryeministri belg, Charles Michel, ka deklaruar se autoritetet belge janë duke ndjekur nga afër atë që po ndodh në Turqi dhe rekomanduan shtetasit e tyre se në vend që të mos largohen nga shtëpitë e tyre për shkak se situata është konfuze, raportoi Reuters.

Reuters raporton se qeveria franceze u bëri thirrje qytetarëve të saj që të qëndrojnë në vend dhe të rrinë në ambiente të mbyllura, sepse ” është duke ndodhur diçka serioze” në Ankara dhe Stamboll.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka deklaruar se shpreson për “paqe, stabilitetit dhe unitetit “në Turqi, ku ushtria njoftoi sonte se ka marrë pushtetin në Turqi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, nga ana tjetër ministri i mbrojtjes në Turqi deklaroi se situata në Turqi është komplet në kontroll dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Populli duhet të jetë i qetë siguria dhe shumë shpejt gjendja do të normalizohet. Gjithë kjo është organizuar nga një grup policor, mirëpo, policia dhe ushtria po bëjnë të pamundurën të kthejnë gjendjen në kontroll”, tha ai. /lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img