Shumë ish-të burgosur dhe të përndjekur politikë, kanë shfaqur në vazhdimësi pakënaqësitë e tyre lidhur me kompensimin që u takon për ditët e kaluara në burg para luftës së fundit në Kosovë.
Komisioni për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë, ishte jashtë funksionit. Qeveria vendosi të krijojë komision të ri.
Ministrja Hoxha propozoi edhe anëtarët e Komisionit që do të shqyrtojnë ankesat kundër vendimeve të shkallës së parë që, eventualisht mund t’u drejtohen palët e pakënaqura me vlerësimet për njohjen e statusit dhe të drejtën për kompensim të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.
Në mbledhjen e Qeverisë, po ashtu, janë miratuar edhe disa pika të rendit të ditës si: Shqyrtimi i Projektligjit për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare, etj.
Ekzekutivi ka miratuar, gjithashtu, edhe kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Trafikun Urban të Prishtinës, përmes së cilës i hapet rrugë blerjes së 51 autobusëve.
“Mendoj që është veprim i mirë dhe është në dobi të qytetarëve dhe është nevojë e qytetarëve të Kosovës. Konsideroj që Kuvendi do ta marrë parasysh”, ka thënë Mustafa.