Ish lideri i Ashkanlive të Kosovës ,Sabit Rrahmani,përmes një letre të hapur ka ftuar deputetët e PDAK-së dhe PAI-së që të mos votojnë demarkacionin.
Letrën e ish liderit të Ashkanlive të ksovës të plotë mund ta lexoni në Vazhdim.
Letër e hapur dy deputetëve të komunitetit Ashkanli Danush Ademi dhe Hetem Arifi
MOS VOTONI DEMARKACIONIN
– Nuk kemi dhanë gjakun me fal tokë.
– Dëshmorët dhanë jetën t’a mbrojnë Kosovën.
Unë si ish – lider i Ashkanlive të Kosovës, kërkoj nga dy deputetët Ashkanli Danush Ademi nga PDAK, dhe Hetem Arifi nga PAI, mos t’a votojnë ratifikimin e demarkacionit në Kuvend.
Ne si Ashkanli jemi për mbrojtjën e tokës së Kosovës, dhe jo për faljen e territorit.
Mos u bëni viktimë e askujt, sepse votimi demarkacionit në këtë formë është i rrezikshëm edhe për vendin por edhe për shoqërinë.
Bashkoni forcat politike për mbrojtjën e interesave nacionale, e jo për përfitime individuale.
Me respekt : Sabit Rrahmani