06,05,2024

Veseli për sulmin në Nice: Duhet të jemi më të vendosur kundër terrorizmit

Must Read

Për sulmin terrorist në Nice ka shkruar edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka thënë se në këtë momente të vështira, populli i Kosovës është pranë institucioneve francez.

Veseli ka ngushëlluar familjet që humbën të dashurin e tyre, sipas tij, në një sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë gjithë qytetarët.

“Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, ka shkruar Veseli./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img