09,05,2024

Studim, mbi 13 mijë shqiptarë të konvertuar në të krishterë

Must Read
Kisha, Ilustrim

Sipas studimit “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane: Një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, vendin e parë të konvertimit të fesë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë, Gjermania është e treta me 15 mijë dhe Shqipëria e katërta me 13 mijë besimtarë.

Që nga vitet 1960, në Shqipëri ka pasur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga feja islame në atë të krishtere. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e kristianizmit evangjelist apo pentekostal, por ka pasur edhe konvertime në katolik apo ortodoks.

Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit është Johnstone.

Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img