15,08,2025

Shkumbin Salihu rikthehet në Ferizaj

Must Read

Sulmuesi ferizajas, Shkumbin Salihu, i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Gjilanit, është rikthyer në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KF Ferizaj.

Mësohet se Salihu ka arritur marrëveshje për një periudhë prej 6 muajve, por me mundësi vazhdimi kontratës. Në Ferizaj në ndërkohë është kthyer edhe Kuka, i cili kishte dhënë kontribut të madh në stinorin vjeshtor të edicionit të kaluar, kur Ferizaj garonte në Ligën e Parë dhe shënoi rezultate brilante, duke kryesuar renditjen tabelare.
Kthimi i tij dhe i Shkumbin Salihut shihen si përforcime serioze të Ferizajt, klubit që ka nisur këto ditë përgatitjet për stinorin vjeshtor të Superligës së Kosobvës në futboll.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img