25,11,2024

Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë kur është fjala për Kosovën

Must Read
David McAllister

Në një intervistë për portalin “European Western Balkans”, eurodeputeti McAllister ka thënë se procesi i integrimit, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, do të varet nga përmirësimi i raporteve të ndërsjella, transmeton lajmi.net.

“Nga Serbia kërkohet një angazhim i vazhdueshëm në përmirësimin e raporteve me Kosovën në mënyrë të dukshme dhe të qëndrueshme. Ky proces do të sigurojë që të dyja palët të vazhdojnë secila në rrugën e saj evropiane, duke iu shmangur bllokadës së njëra-tjetrës në këto çështje”, ka thënë ai.

Duke folur për politikën gjermane ndaj Serbisë, eurodeputeti gjerman, McAllister ka thënë politika e Berlinit është e njëjtë dhe se ai nuk do të ndryshojë.

“Kancelarja Merkel është duke zhvilluar një dialog të ngushë dhe të hapur me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, përveç procesit të nisur në takimin e Berlinit në vitin 2014. Kur është fjala për Bundestag, dokumenti relevant është rezoluta për Serbinë në vitin 2013 në të cilën veçanërisht potencohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi dhe të njëjtën qasje do ta ketë edhe Gjermania, kur është fjala për dialogun e integrimit të Serbisë në BE”, ka thënë ai./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img