17,05,2024

40 gradë në Elbasan, 3 parainfarkte nga temperaturat e larta

Must Read

Tre parainfarkte dhe dhjetëra shtetas të tjerë me probleme kardiovaskulare ka qenë bilanci i temperaturave të larta të regjistruara sot në Elbasan. Situata termike u përshkua nga temperatura që arritën në 40 gradë dhe në disa raste dhe në vende të caktuara deri në 42 gradë celsius.

Ajri i nxehtë, me origjinë nga veriu i Afrikës, ka provokuar një efekt serë ndërkohë që retë që u shfaqën në qiell në mesditë, nuk bënë gjë tjetër veçse krijuan atë që njihet nga të gjithë një zagushi të paduruar.

Për pasojë tre shtetas pësuan parainfarkt dhe sipas raportimeve në mjaft qendra shëndetësore janë paraqitur të moshuar me probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mjekët këshillojnë shmangie të lëvizjeve në diell, qëndrim në ambiente të freskëta, veshje të freskët, ujë në sasi të mëdha dhe konsum të frutave të stinës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img