17,11,2025

Smaka: Marrëveshja e demarkacionit mbahet e fshehur

Must Read

Juristi Riza Smaka nga AAK, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës padrejtësisht po e mbanë të fshehur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Si pasojë e fshehjes së marrëveshjes së demarkacionit, Smaka ka thënë se qytetarët nuk janë informuar plotësisht për këtë marrëveshje.

Ai ka thënë se komisioni shtetëror ka mundur të gabojë dhe ka kërkuar që të rishikohet marrëveshja me Malin e Zi, duke shtuar se komisioni ad-hoc i formuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga ka qenë gabim dhe nuk ka bërë asgjë tjetër përpos rishikimit të punës së komisionit shtetëror.

“Presidentja ka bërë gabim pasi nuk ka qenë e autorizuar të bëjë një gjë të tillë, po ashtu personat nuk kanë qenë profesionistë të fushës, përveç njërit. Nuk është punë e Presidentes formimi i komisionit”, ka thënë Smaka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img