26,11,2024

Vdes Goran Haxhiq, serbi i akuzuar për krime lufte ndaj kroatëve

Must Read

Ish presidenti i Republikës serbe të vetëshpallur të Krajinës në Kroaci, Goran Haxhiq, të cilin Haga në vitin 2015 e kishte lëshuar në liri të përkohshme, ka vdekur sot në Novi Sad.

Haxhiq ka vdekur në Qendrën Emergjente rreth orës 20, në moshën 58 vjeçare, transmeton media serbe, transmeton lajmi.net.

Haxhiq ka vuajtur nga tumori në tru, kurse në prill të vitit 2015 ishte lëshuar në liri të përkohshme për t’u shëruar, kurse gjykimi në Hagë në prill të këtij viti ishte ndërprerë për kohë të pacaktuar.

Që nga ajo kohë ka jetuar në Novi Sad. Haxhiqin, si të arratisurin e fundit, autoritetet serb e kishin arrestuar në verë të vitit 2011.

Ai ka qenë i akuzuar për shfaqim të kroatëve në baza racore, fetare dhe politike, për pushkatim, vrasje, dëbim, maltretim, depërtim gjatë përiudhës nga viti 1991 deri në vitin 1993 në lindje të Sllavonisë dhe të ashtuquajturës Krahinë e Kninit. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img