Sipas agjendës, të cilën e ka siguruar gazeta “Zeri’, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq fillimisht do ta vizitojë fshatin Bajë të Skenderaj, ku është e instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica.
Ai rreth orës 10:00 të mërkurën do ta vizitojë kishën e fshatit Shën Nikolla në Bajë, përbrenda të cilës do të takojë banorët e fshatrave Bajë e Syrgianë të Skenderajt dhe ata të Cerkolezit të Istogut. Derisa Cerkoleza dhe Baja janë të banuara me shumicë serbe, në Suriganë janë rreth 25 shtëpi serbe, ndërsa edhe fshati është i ndarë në atë serbe dhe shqiptare. Në Syriganë është e vendosur shkolla e mesme për nxënësit e këtyre fshatrave, ndërsa në Bajë është funksionale shkolla fillore dhe institucioni parashkollor “Maja”.
Në Bajë, Gjuriq do ta vizatojë shtëpinë e Lubinka Kovaçeviqit, e cila është rinovuar me mjetet e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, si dhe institucionin parashkollor në Bajë, “Maja”, të cilën e ndjekin 26 fëmijë.
Në fund të vizitës komunës së Skenderajt, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do ta vizitojë Manastirin e Deviqit në Llaushë, i cili ndodhet rreth 5 kilometër larg Skenderaj, thuhet mes tjerash në komunikatën e Zyrës për Kosovën.
.