24,11,2024

Zyrtare: Marrëveshja për Demarkacionin këtë javë në Kuvend

Must Read

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të dërgohet këtë javë nga Qeveria për ratifikim në Parlamentin e Kosovës.

Informacioni është konfirmuar për RTK-në nga Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë, dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në seancën plenare kur pritet të jetë për diskutim çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Ali Lajçi, i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, mos ta procedojë në Kuvendin e Kosovës pa arritur konsensus të gjerë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të hapet debat.

“Kjo çështje kërkon shtyrje dhe rishikim. Pa konsensus nuk duhet të shkojë në Kuvend demarkacioni, sepse do të bëhemi helaq. Nuk duhet të shkojë kjo çështje pa debat të gjerë shoqëror, pa konsensus nacional dhe pa bindje të gjerë”, ka thënë Lajçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img