Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell i ka bere thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë një debat publik në lidhje me demarkacionin dhe t’u sqarojë qytetarëve me fakte se si u demarkua kufiri me Malin e Zi, raporton KTV .
O’Connell pas takimit me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet folur ne ajër por duhet shikuar të gjitha faktet.
Ambasadori britanik O’Connell ka theksuar se pavarësisht zhvillimeve Britani e Madhe – BE, Kosova do ta vazhdojë ta ketë përkrahjen nga Londra.