Për të reduktuar kohën nëpër kolona që krijohen nëpër autostradat zvicerane, drejtori i Zyrës Federale të Rrugëve kërkon kufizimin e shpejtësiës në 80 km/orë. Kjo për të do jetë “shumë efektive” me kapacitetet ekzistuese të rrugëve.
Drejtori i Zyrës Federale të Rrugëve, Jürg Röthlisberger, bën thirrje për një shpejtësi maksimale në kohë të pikut. Në një intervistë me “Blick”, ai e pranon se një shpejtësi e tillë maksimale “vështirë është për ta shpjeguar”.
“Por unë them, më mirë për të lëvizur ngadalë se sa për qenë shumë shpejt të bllokuar nëpër kolona.”,.thotë Röthlisberger,
Me trafikun me një tempo prej 80 km/orë distanca në mes të automjeteve do të reduktohet dhe do të ketë më pak aksidente, thonë në Zyrën Federale të Rrugëve..