15,11,2025

Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve të trashëgimisë, aktakuzë ndaj zyrtarëve të Komunës

Must Read

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka pushuar hetimet ndaj dy zyrtarëve të organeve të trashëgimisë kulturore në lidhje me rastin e rrënimit të familjes Mullafazliu, ndërkohë që për të njëjtin rast ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kësisoj në bazë të aktvendimit të Prokurorisë hetimet janë pushuar ndaj drejtorit të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Samir Hoxha, dhe ish-kryesuesit të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Vesel Hoxhaj, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën lëndë hetimet janë pushuar edhe ndaj drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu.

Mirëpo për të njëjtin rast Prokuroria Themelore ka njoftuar se është ngritur aktakuza ndaj N.M., zyrtar në Drejtorinë e Inspektorateve dhe R.M., bashkëpunëtor profesional në DUPH, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktvendimin e Prokurorisë Themelore, të datës 8 korrik 2016, bëhet e ditur se “pushohet procedura hetimore kundër të pandehurve Samir Hoxha nga Prizreni, Vesel Hoxhaj nga Prizreni dhe Nijazi Kryeziu nga Prizreni, sepse në fakt nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img